E goditi me grusht deputeti i PD-së, SPAK merr në pyetje Vullnet Sinajn: Sqarova rrethanat e ngjarjes

3 Nëntor 2023, 15:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD, Bledion Nallbati dhe ai i PS, Vullnet Sinaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i cili u sulmua fizikisht në seancën e së hënës nga deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Deputeti Sinaj tha se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes. Tregova atë që panë të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Sinaj.

Kujtojmë se Partia Socialiste vendosi të kallëzojë në SPAK deputetin e PD, Nallbati pasi ky i fundit qëlloi me grusht Sinajn teksa po mbante fjalën e tij në parlament. PS e akuzon Nallbatin për “goditje për shkak të detyrës”.

Ky i fundit nuk ka shprehur pendesë për gjestin dhe nuk ka kërkuar ndjesë të paktën publikisht, por si ai dhe grupimi i Sali Berishës kanë mbajtur qëndrimin se janë provokuar të parët.


Video