Berisha: Edi Ramës do i bëj gjyqin politik të shekullit!

3 Nëntor 2023, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se do i bëjë KryeministritEdi Rama,gjyqin politik të shekullit”.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët ai tha se, “do i bëj gjyq politik para jush Edi Ramës, do i bëj gjyqin e shekullit atij. Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik”. 

Berisha ndër të tjera theksoi se pretendimet se aksioni opozitar “ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është një gënjeshtër”, ndërsa shtoi se Edi Rama e di se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë.

“E garantoj Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave Kushtetuese të deputetëve nuk do mund të bllokojë protestën tonë”, u shpreh ai.

Sali Berisha: Edi Rama është i tmerruar, moral s'ka pasur, por i ka hyrë frika në palcë. Mendon se duke sjelle skapisë në Kuvend do dekurajojë opozitën. Unë jam këtu për të konfirmuar qëndrimin e PD, se asgjë nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës. Duam jetë parlamentare normale në përputhje me rregulloren, prandaj dhe nuk po bojkotojmë. Po shkojmë dhe protestojmë për parlament normal.

Së dyti, e garantoj Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave Kushtetuese të deputetëve nuk do mund të bllokojë protestën tonë.

Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverise se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është një gënjeshtër. Edi Rama mori aktet kundër Berishës kur e kuptoi se PD sot është e vendosur të përmbysë regjimin e tij.

Rama ka ecur i sigurtë se ka pasur në kontroll opozitën. Ai e pa gjatë muajve të fundit se ky kontroll nuk është më dhe kjo është tronditja në palcë e tij. Ai e di se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë.

Do i bëj gjyq politik para jush Edi Ramës, do i bëj gjyqin e shekullit atij. Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik.


Video