“Nëse SPAK arreston kreun e opozitës, bie opozita”, Bylykbashi: Rama kërkon të shkërmoqë opozitën

2 Nëntor 2023, 22:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Oerd Bylykbashi

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar në Top Story se me sulmin politik ndaj Sali Berishës, kryeministri Edi Rama kërkon të shkërmoq opozitën.

“Nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte është se bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozita”, tha Bylykbashi duke e analizuar çështjen në aspektin politik.

Sipas Bylykbashit, SPAK nuk duhet të bëjë politikë.

Pjesë nga debati:

Duma: Do vijojë opozita me aksiomën që SPAK është Edi Rama, dhe nuk do të njohë faktin që po të ishte vetëm Rama, shumë ministra të tij nuk do t’i leverdisnin t’i kishte në burg. Po të ishte vetëm Rama edhe goditja e stablishmentit të vjetër politik, nuk do t’i leverdiste ta godiste. Apo do të njohë faktin që SPAK-u realisht është i ndërtuar edhe nga SHBA dhe aleatët e tjerë strategjik.

Bylykbashi: Atëherë, ata që mendojnë se Rama vepron në mënyrë intuitive bëjnë gabim. Rama është kundër kësaj. Ai bën një goditje më larg, dhe në të kundërt madje. Ajo që do ai është që në momentin që do të përballet sërish me opozitën, opozita të jetë e shkërmoqur.

Të bëjmë një paralelizëm. Nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte është se bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozita. Kjo nga ana politike, përtej aspektit juridik.

Në këtë histori, barrën e provës, përtej dyshimit të arsyeshëm publik, e ka SPAK-u që nuk është ngatërruar me politikën.


Video