Deklarata e fortë e Salianjit: Një person ishte me armë sot në sallën e Parlamentit

2 November 2023, 21:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata e fortë e Salianjit: Një person ishte me armë sot
Ervin Salianji në Parlament

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se një prej anëtarëve të Gardës që kanë për detyrë të ruajnë qetësinë në parlament, ishte i armatosur brenda sallës.

Salianji tha se mbajtja e armës brenda sallës është e ndaluar, dhe në emisionin “Opinion” tregoi një video ku pretendon se gardistit i dallohet arma në brez.

“Është formë reagimi, të vijnë forcat kur shikon që ka padrejtësi. Personi që kishte armë në trup, është kapur nga ne me video, ishte i armatosur brenda seancës plenare. Drejtuesi i Gardës është një person me problematika të theksuara nga ligji, një person që merr 120 milionë euro tendera me familjarët e tij, normale që do t’i shërbejë këtyre.

Personi i armatosur, është ky personi këtu, besoj se është i Gardës. Në momentin që ne e identifikojmë që ka armë, nxirret jashtë dhe nuk lejohet më të hyjë”, tha ndër të tjera Salianji teksa në të njëjtën kohë justifikoi kaosin e krijuar prej tij me hedhjen e karrigeve në sallë dhe ndezjen e flakadanëve.


Video