Qoka e fundit e drejtoreshës së Ministrisë Arisa Cane për Klodia...
12 Shtator, 22:48Fokus
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend ku u ndezën flakadë dhe u rrëzuan në Kuvend, "se kjo ishte një formë greve".
Berisha u shpreh se nuk janë autorizuar nga zgjedhësit që të veprojnë si marioneta, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.
Ai theksoi se mazhoranca me votimin e projekligjeve në Kuvend pa debat, tregoi fytyrën e vet.
Berisha: “Ishte një formë greve. Ne nuk heqim dorë, është vetëm fillimi. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tanë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar.
Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal.”