Deputeti i drejtohet Salianjit: O kamikaz, mos u bë avokat i një "non grate". Ndërhyn Berisha: Po ti...

2 Nëntor 2023, 10:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvend

Ashtu siç kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës kanë bllokuar Kuvendin për të mos lejuar zhvillim normal të seancës plenare.

Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E di unë çfarë përfaqëson ti.

Toni Gogu: Je me “non gratat” ti, je bërë kamikaz i paligjshmërisë.

Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.

Berisha: Pse bëhesh avokat i Edi Ramës?

Toni Gogu: Bëhem avokat i qytetarëve dhe atyre që më kanë zgjedhur.

Berisha: Kjo është protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Parlamenti nuk është vetëm i juaji. Ju nuk i njihni të drejtat tona. Po dhunoni të drejtat tona. Pse mbroni një bandë kriminale që shkel të drejtat kushtetuese. Unë po mbroj Kushtetutën këtu. Na caktoni ju kryetarin. Turp!


Video