Bardhi: Kallëzojmë në SPAK, Lindita Nikollën për shpërdorim të detyrës!

2 Nëntor 2023, 13:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmërua kallëzimin në SPAK të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sot do të dorëzojmë kallëzimin penal në SPAK për znj. Nikolla për shpërdorim të detyrës”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.

Kujtojmë se seanca e sotme e parlamentit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitës dhe shumicës.

Deputetët demokratë të cilët kishin hyrë më herët në sallë, mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara foltores së parlamentit, një veprim i cili u shoqërua dhe me konflikte direkte mes tyre dhe kolegëve socialistë.

Qëndrimi i sotëm i opozitës ishte paralajmëruar prej saj, ndërsa drejtuesit demokratë ishin shprehur haptazi se “nuk do të ketë zhvillim normal të punimeve të parlamentit, përsa kohë nuk do të respektohen të drejtat e opozitës”.


Video