“Dumani fillimisht e refuzoi”, Bardhi tregon takimin e Ramës me shefin e SPAK dhe roli i shërbimeve partnere

2 Nëntor 2023, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbuluar takimin e zhvilluar mes Edi Ramës dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Sipas Bardhit, në fillim Dumani ka refuzuar të zhvillojë takimin, por më vonë u realizua pasi shefi i SPAK mori këshillën e shërbimeve partnere dhe Rama ka dhënë si arsye për takimin mbështetjen e SPAK me fonde.

“Rreth një muaj, apo një muaj e gjysëm, Edi Rama e ka thirrur në një takim drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Kam burim të dorës së parë. Dumani ka refuzuar takimin me kryeministrin. Ka informuar shërbimet partnere që Rama kërkon të takojë drejtuesin e SPAK. Nën këshillimin e shërbimeve partnere, i ka kërkuar motive dhe arsyet zotit Rama, për takimin që kërkonte me zotin Dumani. Dhe pasi i është dhënë një shpjegim, që kryeministri dëshironte të mbështeste me fonde SPAK, ka shkuar atje së bashku me një përfaqësues të shërbimeve inteligjente, sipas informacioneve që kam unë", tha Bardhi në Syri Tv.


Video