"Dhuna s'ka vend në demokraci", Ambasada Britanike dënon protestat e PD-së në Parlament: Angazhohuni në dialog konstruktiv

1 Tetor 2024, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Edhe Ambasada e Britanisë në Tiranë i është bashkuar thirrjeve të diplomacive të huaja për t'i dhënë fund dhunës përmes protestave të opozitës në Parlament.

Përmes një reagimi, Ambasada e Britanisë thotë se dënon veprimet që minojnë dialogun dhe proceseve parlamentare, si dhe i bën thirrje të gjitha partive politike të rikthehen në dialog paqësor.

Reagimi i plotë:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

Video