Burgosja e Salianjit, habit Noka: Fatmir Xhafaj shkoi te varri i nënës dhe u betua se...

30 September 2024, 21:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burgosja e Salianjit, habit Noka: Fatmir Xhafaj shkoi te varri i nënës
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka treguar sot një histori të pazakontë, që sipas tij tregon se si ish-ministri Fatmir Xhafaj, u betua për burgosjen e Ervin Salianjit.

Noka tha se Xhafaj shkoi dhe u betua te varri i nënës së tij, se Salianji do të bënte po aq vite burg sa edhe kishte bërë djali saj.

Geron Xhafaj, pas denoncimit të Salianjit shkoi dhe u dorëzua në Itali, ku ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

"Vendimi është marrë në varrin e nënës së Fatmir Xhafës. Ka shkuar te varri i nënës dhe është betuar, sa vite burg të bëjë djali tënd, aq vite do bëjë Salianji. Të shkosh në Vlorë, në ambientet ku rri Fatmir Xhafa, e dinë të gjithë këtë", tha Noka në emisionin "Të Paekspozuarit".


Video