Nga Elon Musk te Richard Grenell, VOA: Këta mund të jenë emrat e...
8 Nëntor, 20:01Fokus
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të fallsifikuar.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së vë në dijeni SPAK, por edhe trupin Diplomatik.
Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin "Signal", ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.
Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.