"Bjerini, bjerini", momenti kur Gazment Bardhi tenton të godasë me një këmbë karrigeje Spiropalin (VIDEO)

30 September 2024, 18:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bjerini, bjerini", momenti kur Gazment Bardhi tenton të
omenti kur Gazment Bardhi tenton të godasë me një këmbë karrigeje Spiropalin

Në më pak se 30 minuta, u zhvillua seanca plenare këtë të hënë e shoqëruar me një sërë tensionesh. Që në nisje të saj, në orën 17:00, deputetët e PD-së ashtu siç kishin paralajmëruar krijuan kaos në sallë. Ata hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Por një incident i rëndë me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj.

"Bjerini, bjerini", dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.


Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.


Video