Partia Demokratike vijon sot në ditën e dytë të bojkotit të komisioneve parlamentare. Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, karriget e deputetëve të opozitës ishin bosh.
Mungesa e tyre është vijim i aksionit opozitar për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Edhe ditën e djeshme Opozita shkaktoi kaos në Kuvend.
Fillimisht kaosi nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve. Rrëmujës së Opozitës më tej iu bashkua edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi, si edhe Vangjel Dule.
Pasi i nxorën karriget e kuvendit në oborr, me benzinën e fshehur në çantën e Elda Hotit, Flamur Noka spërkati karriget me lëndën djegëse, ndërsa flakën ia vuri Bledion Nallbati.