Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për dhunën dhe trazirat që ndodhën ditën e djeshme në Kuvend.
Në një njoftim, Ambasada shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe thekson se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.
Postimi i Ambasadës:
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.
Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.
Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.
Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.