Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua, u fshehën lidhjet e bosëve të krimit me politikën!

20 May 2024, 15:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua, u fshehën lidhjet e bosëve
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se operacioni i fundit i SPAK që goditi disa nga emrat e njohur për drejtësinë u dekonspirua.

Sipas Berishës, Prokuroria e Posaçme fshehu lidhjet e bosëve të krimit me politikën. 

Sali Berisha: Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët  ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët.


Video