SKANDALI me Micro Credit Albania/ PD kërkon seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës Shqiptare!

17 May 2024, 15:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SKANDALI me Micro Credit Albania/ PD kërkon seancë dëgjimore

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar këtë të premte seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

PD ka kërkuar në lidhje me skandalin e denoncuar për Micro Credit Albania, seanca dëgjimore mësohet se do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

Në lidhje me këtë skandal, Sejko është thirrur dhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Më herët në një konferencë për mediat, Sejko  e pranoi skemën e abuzimin me mikrokreditë dhe shitjen e tyre nga një kompani në tjetrën, por pretendoi se ndalimi i mashtrimit nga këto institucione është kompetencë që me ligj i njihet vetëm Prokurorisë dhe gjykatave, e jo Bankës së Shqipërisë. Por vetë nuk ka sqaruar nëse ka bërë ndonjë referim, edhe pse pretendon se përgjatë 8 viteve ka marrë 85 ankesa nga qytetarët. 

 


Video