U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Dëshmova për kryetaren e bashkisë Roskovec

20 May 2024, 11:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Dëshmova për kryetaren e
Luan Baçi

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka dhënë një deklaratë për mediet para Prokurorisë së Posaçme për të sqaruar arsyet se përse u paraqit 5 ditë më parë.

Ai tha se është thirrur për të dëshmuar në lidhje me një gjyq me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

“Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë së Roskovecit Bufi. Bufi më akuzon se është në ankth dhe statuset që kam bërë duke marrë në mbrojtje banorët e Roskovecit. Atë që japin mediet të një kallëzimi të bërë vite më parë është çështje e mbyllur. Pushimin e çështjes madje e kam marrë nga mediet”, tha ai.

 


Video