Berisha nuk bën ndryshime, konfirmon Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD, Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit

11 Shtator 2025, 14:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga ,mbledhja e Grupit Parlamentar te PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Nënkryetarë do të jenë Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti, ndërsa sekretare e grupit do të jetë Elda Hoti.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj do të jetë sërish nënkryetar i Kuvendit.

“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Ajodhi.

Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.

 

 


Video