Nga Roma në Shqipëri, Rama propozon Evis Salan si ministre të Shëndetësisë

11 September 2025, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Roma në Shqipëri, Rama propozon Evis Salan si ministre të
Evis Sala

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salan ministre të Shëndetësisë.

Sipas kreut të qeverisë, ajo ka një karrierë të pasur nga Nju Jorku në Kembrixh dhe së fundmi në Romë.

Rama theksoi se ajo do t’i shërbejë Shqipërisë sipas tij në përpjekjet për në BE.

“Ministrja e Shëndetësisë vjen nga nju Jorku ku ka mbajtur pozicionin e profesores e shefes së radiologjisë abdominale tek universiteti i Kembrixhit dhe së fundmi në poliklinikën Gemelli dhe ushtron profesionin e pedagoges në Romë. Do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë në këtë përpjekje historike të Shqipërisë në BE do të sjellë edhe shembullin e shqiptarëve të suksesshëm në botë”.

Evis Sala është edhe motra e artistit Anri Sala.


Video