Kryeministri Edi Rama gjate mbledhjes se asamblese se PS ka paraqitur ndarjen e re te Komisioneve Parlamentare ne Kuvendin e ri.
Rama zbuloi dhe ndryshimet e drejtimit dhe krijimin e disa komisioneve te reja parlamentare.
Opozita deri me tani do te drejtoje Komisionin e Medias dhe Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Nderkohe qe te tjerat do t’i marre ne drejtim maxhoranca.
Edi Rama: Numri i lartë i anëtarëve për Komision dhe lëvizja e deputetëve sa në një në tjetrin, e ka penguar Kuvendin të ketë fokus, efecientë të mjaftueshme dhe sipas grupeve, të ketë edhe një farë specializimi.
Sugjerohet që për të nxitur me shumë përgjegjshmëri, për të garantuar më shumë njohje të lëndës në secilën nga fushat prioritete për negociatat, Kuvendit i duhen më shumë komisionet të përhershme dhe më pak anëtare në përbërjen e tyre, duke ulur në minimum numrin e deputeteve që lëvizin si ambulantë sa në një te tjetri. Grupi i punë sugjeron një riorganizim të komisioneve si më poshtë.
Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat, ku siç e dëgjuat, vjen si ris punësimi në emërtesë. Referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave me BE, sugjerohet qe këtë komision ta drejtojë shumica parlamentare.
Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, vishet me një mision dhe përgjegjësi për të mbajtur në funksion barrën e shqyrtimit të ligjeve për modernizimin e sistemit tonë dhe Administratën. Këtë komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.
Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen – Do drejtohet nga shumica parlamentare.
Komisioni për Edukimin shkencën she sportet: Do drejtohet nga shumica parlamentare.
Komisionin për Shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale: Do drejtohet nga opozita
Komisioni i Medias- Ti lihet opozita.
Vijon...