PRAPASKENAT e dorëheqjes së Ermal Dredhës dhe MESAZHI për punonjësit në "WhatsApp": Ndjesë që po ju lë!

11 Shtator 2025, 08:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Dredha/ Edi Rama

Dorëheqja e Ermal Dredhës sot nga drejtimi i bashkisë Vlorë nuk është një rrufe në qiell të hapur. Është vecse epilogu i një përplasje me kryeministrin Rama dhe dihej që do të kishte këtë fund.

Drejt Vlorës kishte udhëtuar drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, misioni i të cilit ishte të sigurohej që Ermal Dredha do të finalizonte dorëheqjen e tij të detyruar, shkruan lapsi.

E jo vetëm kaq, por përpara se të largohej nga detyra të emëronte edhe nënkryetarin e ri, i cili do të marrë kompetencat e kryetarit të bashkisë.

Elis Halili, njeriu i kompanisë “Fusha” në Vlorë, është emëruar sot si nënkryetar i bashkisë.

Është zbuluar dhe një mesazh që ai u ka dërguar punonjësve i shpërndarë në grupet e WhatsApp.


Në mesazhin e tij, Dredha konfirmon largimin nga posti, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

PRAPASKENAT e dorëheqjes së Ermal Dredhës dhe MESAZHI për

Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj & kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallët! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar kolegëve.


Video