Shkarkohet kreu i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

10 Shtator 2025, 20:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama dhe Kastriot Gurra

Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë, 10 shtator, lirimin nga detyra të kreut të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë në vend të tij është emëruar Ermal Shena.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave v e n d o s i:

Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Kastriot Gurra e mbante detyrën e kreut të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve që prej janarit të 2024-s.


Video