Berisha: Është droga ajo që emëron ministrat dhe drejtorët e policisë!

10 Shtator 2025, 13:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë ka deklaruar se është droga ajo që emëron ministrat, drejtorët e policisë dhe deputetët.

 “Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se forca korruptive e saj është e tmerrshme.

Berisha u shpreh se PD ia doli të paraqes te ndërkombëtarët situatën e korrupsionit në vend me anë të rezolutave.

“U angazhuam me të gjithë potencialin tonë në luftën me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë“, tha ai.

Kryedemokrati theksoi se vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin paraprak për zgjedhjet u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta, që u zhvilluan në kushte të pabarabarta dhe rreshtuan problematikat madhore.

“Rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiar, logjistike të shtetit për të marrë votën. Rreshtuan angazhimin e grupeve kriminale për të kontrolluar votën”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet.

38 mije metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën e Niko Dovanës në Durrës për punën që bëri. Kudo që dëgjoni kulla është droga.

Janë milionat e drogës prapa tyre. Por, në këtë situatë ne ja dolëm ta paraqesim, ta stamposim në disa dokumente ndërkombëtare është arritje për çdo shqiptar, nuk është e thjeshtë fuqi e drogës.

Forca korruptive e saj është e tmerrshme, por ne jemi shumë mirënjohës atyre që votuan ato rezoluta të rëndësishme në të cilën u paralajmërua farsa elektorale.

U angazhuam me të gjithë potencialin tonë me një regjim që nuk pranon kurrë  votën e lirë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, në raportin paraprak u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta, që u zhvilluan në kushte të pabarabarta, rreshtuan problematikat madhore të këtyre zgjedhjeve, rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiar, logjistike të shtetit për të marrë votën. Rreshtuan angazhimin e grupeve kriminale për të kontrolluar votën.


Video