Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës

11 September 2025, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës
Balluku dhe Rama

Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministre e qeverisë Rama.

Gjithashtu Balluku do të vazhdojë të drejtojë ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019.

Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim (2019), Balluku ka shërbyer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albcontrol.


Video