Edi Rama rikthen Ministrinë e Mjedisit, ja kush do ta drejtojë dikasterin e ri!

11 Shtator 2025, 13:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sofjan Jaupaj

Kabineti i ri qeveritar do të ketë edhe një emër të ri përfaqësues.

Ai do të jetë Sofjan Jaupaj, të cilit kryeministri Edi Rama i ka besuar një ministri që rikthehet si portofol.

Ai do të jetë ministër i Mjedisit. Rama vlerësoi figurën e Jaupajt.

“Sofjani është ndër shqiptarët më të apasionuar të Mjedisit. I ka ngjitur shkallët një nga një, i përkushtuar, duke ngjitur shkallët e karrierës dhe tani të jetë në një provë zjarri, në momentin kur Shqipëria ka nevojë të rigjenerohet dhe mbrohet”, tha Rama mes të tjerash për ministrin e ri.

Kreu i mazhorancës theksoi se tani më shumë se kurrë vendi ka nevojë për reformën mjedisore, duke iu referuar edhe turizmit, por edhe problematikat si zjarret verore.


Video