Berisha: Çfarë u thashë ambasadorëve në '98 kur më kërkuan largimin nga politika

27 March 2022, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Çfarë u thashë ambasadorëve në '98 kur
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në takimin me demokratët e Tepelenës ka treguar një ngjarje mes tij dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri gjatë vitit 1998-të.

Berisha tha se mes trojkës së ambasadorëve ishte dhe ministri grek Xhorxh Papandreu, të cilët si argumet për tërheqjen nga politika i kishin treguar moshën.

Ish-kryeministri tha se në atë kohë ishte pak më shumë se 50-vjeç, dhe se përgjigja që i kishte dhënë Papandreut të ri, habiti jo vetëm atë por edhe ambasadorët e pranishëm.

“Në 98-n më erdhi “Trojka” e ambasadorëve mes tyre dhe Xhorxh Papandreu më kërkuan të jap dorëheqjen, unë në atë kohë isha pesëdhejt e ca vjeç. I them dëgjo në Ballkan burrë më të zgjuar se babai jot nuk ka pasur, pse më tha? I thashë se u tha grekëve: Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e grekëve. Ai ishte parashikues i madh se Xhorxhi erdhi në pushtet dhe u bëri gjëmën grekëve”, tha Berisha.


Video