
Monika Kryemadhi nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të LSI-së, duke i lënë çelësat e partisë te Ilir Meta.
Rotacioni i partisë brenda familjes duket i pashmangshëm. Metës i përfundon mandati presidencial më 24 korrik dhe ai ka deklaruar se do të rikthehet aktiv në politik.
Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse konventa e LSI-së prej më shumë se një viti nuk mbahet.
“Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat tjetër. Konventa që është në proces përgatitjeje pasi për shkak të pandemisë konventa u shty dhe kemi funksionuar me shtabet politike elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”, deklaroi Kryemadhi.
“Janë disa grupe pune që vazhdojnë të punojnë dhe sot. Është ngritur një strukturë e re që quhet GEN, Gjenerata e Re e cila po punon për hartimin e disa politikave të reja që ne duan t’i implementojmë”, shton Kryemadhi.