Shpallja “non grata” e Berishës, Topalli: SHBA ka aftësi për të korrigjuar veten

26 March 2022, 12:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpallja “non grata” e Berishës, Topalli: SHBA ka aftësi

Jozefina Topalli deklaroi në A2 CNN, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta heqin statusin “non grata” ndaj Sali Berishës.

Kur u pyet nëse do të jetë e lehtë për PD-në që të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kujtoj që një ambasador amerikan tha një frazë për Berishën para pak vitesh, duke e quajtur “fuqi të natyrës”. Zhvillimet e fundit i dhanë të drejtë. Unë mendoj që edhe SHBA-të kanë aftësinë për të korrigjuar veten. Të gjithë kanë problemet e tyre, pasi ato gjëra që pamë në Capitol nuk besoja se do t’i shikoja ndonjëherë. Por, ata korrigjojnë veten dhe këtë ka demokracia. Unë mendoj se në këtë rast, gjërat mund të ndryshojnë dhe mund të hiqet përcaktimi që kanë bërë sepse është krejt disproporcional”, tha Topalli.


Video