Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Qeveria ka rikthyer në detyrën e Prefektes së Shkodrës, Majlinda Angonin, e dorëhequr për të kandiduar për kryetare bashkie në këtë qytet në zgjedhjet e 6 marsit.
Angoni u largua menjëherë sapo mësoi se ishte përzgjedhur si kandidate nga ana e PS-së për të garuar përballë Bardh Spahisë së Shtëpisë së Lirisë dhe Xhemal Buxhatit të Partisë Demokratike.
Zgjedhjet u mbyllën me fitoren e kandidatit të Sali Berishës, Bardh Spahia.
Pas certifikimit të rezultati, Majlinda Angoni është rikthyer në postin që mbante para këtyre zgjedhjeve.