Foto nga brenda takimit / Berisha e Alibeaj diskutojnë, Gaz Bardhi dëgjon me vëmendje

25 March 2022, 17:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foto nga brenda takimit / Berisha e Alibeaj diskutojnë, Gaz Bardhi

Pamjet nga takimi mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt tregojnë se ata të dy kanë diskutuar për afër një orë me njëri-tjetrin në prani të Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Arbi Agalliut, Fatbardh Kadillit, Edmond Spahos e Flamur Nokës.

Takimi siç u raportua ka qenë me shtrëngime duarsh, por më pas sërish palët janë ndarë në qëndrimet e tyre, pasi Alibeaj, kryetar i komanduar i PD kërkon largimin e Berishës nga e drejta për të kandiduar për kreun e ri të PD.

Alibeaj tha pas takimit se PD nuk mund të ketë të ardhme duke u kthyer nga e shkuara dhe se Edi Rama nuk mposhtet nga një person i shpallur non grata nga SHBA.

Ai e quajti sërish vendimin e gjykatës së Tiranës që regjistroi statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit si skandaloz dhe këmbëguli se PD do ta ankimojë atë.


Video