Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në konferencën për gazetarët se ka marrë mbështetjen e kryetarëve të degëve që kishin kundërshtuar lëvizjen e tij para 6 Marsit.
Ai tha se ata mund të kandidojnë sa herë të duan ndërsa theksoi se është vendosur që zgjedhjet të shtyhen për në datën 20 Prill. Berisha theksoi se mer përsipër problematikat e shkaktuara në drejtimin e Bashës që prej shtatorit e deri më tani.
“I kam siguruar dhe i siguroj ato se çdo njeri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Statuti i 11 Dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më shpresën kërkesën që zgjedhjet për kryetarë të degëve të shtyhen nga data 3 deri në 20 Prill. Unë e diskutova këtë çështje me komisionin e Rithemelimit dhe komisioni ishte dakord. Po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë”, u shpreh Berisha.