Gjykata i dha "vulën" e partisë, Berisha mbërrin në selinë e PD

25 March 2022, 15:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata i dha "vulën" e partisë, Berisha mbërrin
Ish kryeministri Sali Berisha

Pas disa muajsh që prej përjashtimit të tij nga partia Demokratike, ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer në selinë e PD së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit. Berisha pritet tyë takohet me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Vendimi për t’u rikthyer në selinë e PD, ka ardhur menjëherë pas vendimit që gjykata e Tiranës ka publikuar sa i përket kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e ka njohur si të vlefshëm.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.  Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

Cilat ishin 10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, thirrur nga Berisha:

Miratimi i Statutit të ri të Partisë

Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD

Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022

Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë

Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor

Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit

Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë

Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022

Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të

Bashës mës 18 dhjetor 2021./VOXNews.al

 


Video