Ivi Kaso: Juridikisht PD tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit

25 March 2022, 11:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ivi Kaso: Juridikisht PD tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit
Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike

Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet e statutit të partisë. Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha tha para mediave se tashme juridikisht, Selia Blu drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Sot PD u kthehet zyrtarisht demokratëve që nëpërmjet delegatëve të tyre shprehen vullnetin për të miratuar statutin e ri, logon simbolet e reja. Është një ditë e madhe për të gjithë demokratët,” tha Kaso para gazetarëve.

Kaso tha po ashtu se kjo e sotmja ishte e vonuar si vendimmarrje, nëse merren parasysh afatet proceduriale që parashikon ligji. “Por, më mirë vonë sesa kurrë.”

 


Video