Arian Çani dhe Lorenc Vangjeli vendosin bast për kreun e PD-së Enkelejd Alibeaj

25 March 2022, 09:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arian Çani dhe Lorenc Vangjeli vendosin bast për kreun e PD-së
Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

I ftuar në një emision televiziv gazetari Arjan Çani u shpreh se Enkelejd Alibeaj punon për Sali Berishën edhe pse njihet si mbështet dhe i besuar i Lulzim Bashës.

Çani nuk u ndal me kaq ai vuri,  bast me analistin Lorenc Vangjelin për këtë çështje, duke thënë se ai do të jetë një person i afërt dhe në të ardhmen për ish-kryeministrin.

Pjesë nga biseda në “Të Paekspozuarit”:

Arjan Çani: Investim i kujt është Alibeaj në politikë? Kush është personi që nuk jeton më që Alibeu të futej në PD? Alibeu duket sikur është me Bashën, por punon për Berishën.

Lorenc Vangjeli: Zoti Alibeaj është një ndër dy personazhet, që Berisha nuk do ti pranojë asnjëherë.

Arjan Çani: Vëmë bast?

Lorenc Vangjeli: Bastet janë të paligjshme, nuk vëmë dot.

Arjan Çani: Ti thua nuk do ti pranojë. Unë them Alibeaj do ë jetë njeri i afërt i Berishës!


Video