Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata Civile e Tiranës për njohjen e statutit të miratuar nga “11 Dhjetor”.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj e cilësoi vendimin skandaloz, ndërsa solli në vëmendje se gjyqtari i çështjes Agron Zhukri ka deklaruar më herët anësinë e tij në këtë proces gjyqësor.
Po ashtu, kryetari i komanduar i PD, bëri të ditur se vendimi, pasi të zbardhet, do të ankimohet.
“Për një vendim që s’e kemi parë ende, kemi të drejtën tonë që të bëjmë ankim…Kemi të drejtën për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata. Duhet të prisni sa të bëhet ankimi dhe gjykata do të japë vendimin final”- tha Alibeaj.