Anëtarë të Grupit të Rithemelimit shkojnë sërish në selinë e PD

26 March 2022, 12:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anëtarë të Grupit të Rithemelimit shkojnë sërish
Anëtarë të Grupit të Rithemelimit shkojnë sërish në selinë e PD

Një ditë pasi gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha, anëtarë të grupit të Rithemelimit kanë shkuar sërish në selinë e PD.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Belind Kellici dhe ish-deputeti Kelvis Balliu.

Mësohet se ata do të shohin nga afër ambientet e selisë blu, konkretisht dyert që kanë pasur funksionin blindues për të cilat është kërkuar që të hiqen.

Në oborrin e jashtëm, anëtarët e grupit të Rithemelimit ata janë takuar me simpatizantë demokratë.


Video