"PD s'fiton me një non-grata", Berisha: Alibeajt i kujtova '97, edhe atëherë s'besonte njeri...

27 March 2022, 12:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"PD s'fiton me një non-grata", Berisha: Alibeajt i kujtova
Sali Berisha

Sali Berisha ka zbardhur sot detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimin e PD-së.

Nga Tepelena, ai tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse 'PD nuk mund të fitojë me një non grata', por shtoi se i kishte kujtuar atij vitin 1997 "kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim".

"Ish-kryetari i PD dha dorëheqjen për zhvillimet nga 9 shtatori deri më sot.

Unë ju them se asnjë demokrat apo demokrate që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit, pasi ai nuk pyeti njeri, nuk pyeti institucion apo statut.

Askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të bëhet bashkëpunëtorë në këtë.

Dje po hiqeshin dyert, a mund ta imagjinoni? A ishte normal apo jo ai që bëri, unë nuk mund t'ju them, por ai dha dorëheqjen. Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, ndaj ju ftoj të vini.

Fryma e pajtimit ekziston edhe në bazë e në qendër, por ekziston edhe ndonjë problem i vogël.

Unë takova palën që mendon ndryshe, por duhet të jemi të hapur. Në dialogun që pata me Alibeajn më tha "po, por me ty non- grata nuk fiton PD dhe duhet të japësh dorëheqjen".

I them shiko se edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam. Erdhi 2005 dhe demokratët ja dolën të ndryshojnë Shqipërinë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj", tha Berisha.


Video