Hiqen dyert e blinduara në godinën e PD (Video)

26 March 2022, 20:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hiqen dyert e blinduara në godinën e PD (Video)

Godina e Partisë Demokratike nuk është në rikonstruksion vetëm në përmbajtje, por edhe në formë.

Punonjësit janë angazhuar këtë të shtunë për të hequr dyert e blinduara, që u vendosën para 8 janarit, kur u regjistruan përplasje të forta mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës.

Për heqjen e dyerve u deshën zgjedhjet e 6 marsit dhe dy vendime, një nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe një tjetër nga Komisioni i Rithemelimit.

 


Video