“Bashkë Fitojmë”, PD-PL dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 14 majit

15 March 2023, 20:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bashkë Fitojmë”, PD-PL dorëzojnë
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës do të ketë emrin “Bashkë Fitojmë”.

Ky koalicion ka dërguar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në vendoret e 14 majit.

Pjesë e tij janë katër parti: Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe ajo Demokristiane.

Kërkesa u paraqit sonte në KQZ nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj.

Drejtuese politike e koalicionit është PD-ja, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.

“Bashkë Fitojmë”, PD-PL dorëzojnë


Video