Paratë ruse për Kryemadhin, reagon Balla: Edhe Meta në bordorotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putin

15 March 2023, 16:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paratë ruse për Kryemadhin, reagon Balla: Edhe Meta në
Balla, Meta dhe Berisha

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe Ilir Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”- shkruan Balla.


Video