A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ledio Braho është caktuar si relator për ankimimin e Sali Berishës, pas shortit të hedhur nga Komisoni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e dhënë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së për zgjedhjet e 14 Majit. Ankimimi është firmosur nga vetë Sali Berisha si kryetar i PD-së.
Vlen të theksohet se emri i Ledio Brahos u propozua nga grupi i Enkelejd Alibeajt për postin e Avokatit të Popullit, por kandidatura e tij u rrëzua nga mazhoranca.