Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe jep porositë për 14 majin. Zhduket Arben Ahmetaj

15 March 2023, 19:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe jep porositë për 14 majin. Zhduket
Rama ne seline PS

Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Rama ka dhënë porositë të bashkërendimit të punës ndërmjet deputetëve, drejtuesve politik, kandidatëve dhe ministrave.

Në mbledhje ka rënë në sy mungesa e Arben Ahmetajt. Siç duket ish-ministri nuk është më i mirëpritur në selinë rozë.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.

Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.

Gjithashtu gjatë mbledhjes kanë raportuar edhe drejtuesit politik për sondazhet dhe kandidatët për kryetarë bashkie.

Ndërkohë, nesër në orën 17:00 është vendosur që të mblidhet Kryesia.

 

 


Video