Avokatët e pranojnë: Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

11 July 2023, 19:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokatët e pranojnë: Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri
Foto ilustruese: Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Këtë e kanë konfirmuar avokatët e ish-ministrit socialist gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve.

Avokatët Ai Ardian Visha dhe Henrik Ligori janë shprehur pak çaste më parë se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, megjithatë nuk kanë dhënë më tepër detaje se ku mund të ketë shkuar ish-ministri që SPAK kërkon ta arrestojë.

Më herët gjatë ditës së sotme, mediat raportuan se Ahmetaj ka lënë Shqipërinë ditën e premte, në datën 7, duke dalë përmes doganës me Greqinë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Ahmetaj të jetë larguar drejt një shteti tjetër.

Mbledhja e Këshillit për heqjen ose jo të mandatit të Ahmetajt, vijon prej më shumë se tre orësh.

Avokatët e pranojnë: Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri
Foto e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku shfaqet Arben Ahmetaj në doganën me Greqinë

Video