Qeverisja e Zvicrës funksionon në mënyrë të ndryshme nga vendet e tjera të Europës. 7 ministra që drejtojnë kabinete të mëdha qeveritare dhe i përkasin 4 partive bashkëqeverisin vendin nëpërmjet koalicioneve dhe marrëveshjeve.
Nga këta 7 ministra, njëri prej tyre zgjidhet edhe si President i vendit duke vazhduar njëkohësisht të ushtrojë funksionin e tij, shpjegon ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber për “Rudina”.
Aktualisht, President i Zvicrës është Alain Berset. Teksa u shfaqën disa foto të tij gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 2022, ai shihet duke shëtitur kryeqytetin në këmbë.
Huber shprehet se Presidenti aktual është një person shumë modest.
“Është person shumë informal. Ai del, flet me njerëz, ecën gjithandej. Është ministri jonë i Punëve të Brendshme gjithashtu, por ka edhe disa foto në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara që ishte ulur në trotuare rrugës duke marrë shënime, duke menduar për fjalimin e tij. Një person shumë i thjeshtë dhe informal”, tha Ruth Huber.