Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Anija e famshme turistike “Explorer of the Seas” ka mbërritur për herë të parë në qytetin turistik të Sarandës.
Është kryeministri Edi Rama ai që shpërndan pamjet spektakolare të filmuara me dron dhe brenda anijes “qytet” që ka në bord 2700 turistë nga e gjithë bota.
“2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, duke u prezantuar për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh”, shkruan Rama në Facebook.
Kjo anije turistike është në pronësi të Royal Caribbean International, një prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e lundrimit.