Rama flet në Samitin e NATO-s: Në Kosovë e Beograd po ngrihen grupet kriminale! Muxhahedinët i strehuam për t’i shpëtuar, jo të sulmojnë Iranin

11 July 2023, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama flet në Samitin e NATO-s: Në Kosovë e Beograd po ngrihen
Kryeministri Edi Rama në Samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Disa nga temat që Rama ka prekur kanë qenë strehimi i muxhahedinëve, sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë si dhe situatën delikate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se vendi ynë i strehoi muxhahedinët për t’i shpëtuar, por jo që ata të zhvillojnë sulme kibernetike nga vendi ynë drejt regjimit të Iranit.

“Mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre.

Shqiptarët e kanë ADN-në e tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, tha Rama.

Lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se në këto dy vende është duke u ngritur një palë e tretë, grupet ekstremiste dhe kriminale, të cilët kanë shkaktuar edhe trazirat në Veri të Kosovës. Rama ka kërkuar që BE-ja të ndërhyjë për të ulur palët në tryezën e dialogut.

“Në Beograd dhe në Prishtinë ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri të Kosovës, që është krijuar si një vend parajse për aktivitetet kriminale, trafik droge e trafik armësh.

Veriu i Kosovës mund të kthehet në një vatër zjarri. Është koha të realizohet ky dialog i lehtësuar nga BE-ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR”, deklaroi Rama.

Rama është shprehur se dy superfuqitë e botës, Rusia dhe Kina janë “martesa të vjetra”, të cilave Shqipëria nuk do u rikthehej më. Megjithatë, sipas Ramës, Kina nuk është një vend armik dhe as kundërshtar me Shqipërinë, por një vend konkurrent.

“Nuk jam në pozitën më të mirë për të dhënë këshilla ose t’i jap leksione të tjerëve në lidhje me historinë. Ne e kemi pasur Kinën dhe Rusinë kur të gjithë vendosën që t’i lëshonin ato dhe nëse në këtë vend jemi sot apo në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, statujat e Stalinit u hoqën në bulevarde, ne ende e kishim sepse ne e lamë Bllokun Komunist dhe Traktatin e Varshavës në vitin 1960 dhe arsyeja ishte që ne do të donim të ishim besnikë ndaj Stalinit dhe për ne, të gjthë të tjerët ishin tradhtarë. Më pas, u bashkuam me Kinën dhe bëmë revolucionin kinez me ta që na erdhi në formën e një deklarimi që “Zoti është i paligjshëm” dhe shkatërruan kisha e ndërtime fetare në vitet 60′.

Rusia dhe Kina martesa të vjetra, të cilave nuk do të donim të ju ktheheshim. Me Kinën dhe Rusinë nuk kemi pasur marrëdhënie. Nga 1990 që kur morëm lirinë nuk ndodhi ndonjë vizitë zyrtare nga Moska, me Kinën është ndryshe sepse kemi marrdhënie miqësore dhe ne nuk ëshyë se mirëpresim kaq fort investimet kineze. Nuk do që t’i kthehesh martesës së vjetër”, deklaroi Rama.


Video