
Ish zv/kryeministri Erion Braçe, me anë të një postimi, ka prezantuar dy kërkesat për qeverinë që rekomandohen nga Banka Botërore për të përballuar krizën ekonomike me të cilën po përballet edhe vendi jonë.
Braçe shkruan se duhet heqje e menjëhershme e barrierave për hapje të tregut të inputeve bujqësore dhe mbështetje më e madhe efikase buxhetore për prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë në vend.
Postimi i Braçes:
“A dëgjon më njeri në këtë vend? Për krizën e çmimeve, të çmimeve dhe burimeve! Urdhëroni çfarë rekomandon Banka Botërore edhe për Shqipërinë. Heqje të menjëhershme të barrierave dhe hapje të tregut të inputeve bujqësore, plehrave, kromi dhe përdorimin efikas të tyre.
Mbështetje më të madhe e më efikase buxhetore për prodhuesit bujqësorë e blegtoralë në vend. Kam tre muaj që flas e argumentoi për këto! Askush nuk dëgjon! Ndaj të shtunë në orën 09:00 në sheshin Nënë Tereza t’i flasim Partisë Socialiste taman për hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit të tyre dhe ushqimin tonë, ushqimit të të gjithëve!”, shkruan ai.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Braçe shpjegon si duhet bërë kjo gjë duke shtuar se këto masa sigurojnë rritjen e prodhimit për 6 muajt në vijim.
“Po vuajmë krizën e ushqimit. E ndjejmë në familjet tona edhe si rritje çmimit edhe si kufizim i burimeve. Banka Botërore rekomandon se duhet të mbrohen dhe të rriten të korrat e sezonit të ardhshëm duke ndihmuar prodhuesit e ushqimit që po përballen me rritje të inputeve duke përfshirë koston e plehrave kimike.
Qeveritë duhet të fokusohen në përdorimin me efikasitet të plehrave kimike. Qeveritë duhet të rishikojnë mr rritje politikat e shpenzimeve publike që të mbështesin më mirë fermerët. Këto masa sigurojnë rritjen e prodhimit për 6 muajt në vijim. E kam thënë këtë prej janarit. Po kërkoj këto dy gjëra. Asgjë më shumë në këtë vend”, thekson ai.
View this post on Instagram