Tha se, nëse fiton Egla, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë, ja si shprehet Julia Ilirjani tani që, Egla fitoi

26 Maj 2024, 19:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julia Ilirjani

Julia Ilirjani një nga ish-banoret e këtij edicioni të Big Brother Vip 3 ka dhënë një intervistë për gazetarët ditën e djeshme prag finales së madhe.

Julia ka bërë një deklaratë më parë për fituesin e këtij edicioni duke u shprehur se nëse e fiton Egla Ceno shqiptarët i meritojnë vuajtjet që kanë.

Gjithashtu ajo shprehet se i vjen keq që aktorja zgjodhi të bënte atë lloj loje edhe pse ajo nuk e njeh sesi është jashtë Big Brother për të bërë dallimin nëse ajo që ka bërë është apo jo lojë.

Dy koleget kanë patur konflikte me njëra-tjetrën Brenda shtëpisë dhe situatat kanë gjenë gjithmonë të agravuara mes tyre.

Julia ishte ajo e cila hyri disa ditë më pas Eglës, në shtëpi dhe deklaroi se ajo do t’a nxirrte jashtë aktoren.

Ronaldo Sharka: Deklarata për Egla Cenon ka ndezur shumë rrjetin që nëse ajo do të fitonte, shqiptarët meritojnë vuajtjet  që kanë. I qëndron kësaj deklarate?

Julia Ilirjani: Unë Eglën e kam kolege. Më ka ardhur shumë keq për lojën që ajo zgjodhi të bëjë brenda BBV. Nuk e njoh jashtë kështu që nuk e di a është një lojë apo kjo është Egla, kështu që nuk dua të flas dhe të bëj komente për Eglën sot. Ato që i kam thënë, i kam thënë dhe nuk i tërheq më unë.  

 

Video