Heidi Baci do ta linte Italinë për një projekt në Shqipëri

26 Maj 2024, 14:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heidi Baci

Heidi Baci u rendit e katërta në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”.

Në studion e madhe të reality show-t, ajo u shpreh se është shumë mirënjohëse ndaj produksionit, por edhe publikut që e solli deri në atë pike të lojës.

“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, ndaj publikut që më solli deri këtu, por është dhe nder i madh, mbas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur”

Ndërkohë në një intervistë të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se nëse do i ofronin ndonjë projekt në Shqipëri, do të pranonte.

Pjesë nga intervista:

Pyetja- Nëse do të ofrohej një projekt në Shqipëri do t’a pranoje?

Heidi- Absolutisht që po.

Pyetja- Do t’a lije Italinë?

Heidi- Po.


Video