Françeska Murati ka marr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në natën finale të Big Brothet VIP. Ish-banorja duket se do të mbahet mend vetëm për veshjet e shtrenjta.
Miss-i edhe gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shumë për veshjet e saj të shtrenjta e luksoze, gjë e cila ka ndodhur edhe një natën e fundit të BBV.
I gjithë look-u i ish-banores një natë më parë, arrin një shifër marramendëse dhe që kalon dhe çmimin e madh të Big Brother Vip. Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€.
Siç vihet re, më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.

Françeska ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV” për veshjet e saj luksoze.
Modelja tregoi në emisionin “Chary on top”, që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj biznesëoman në Shqipëri.
“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, tha Françeska.



